Atentat në Fushë-Krujë: Tre persona mbeten të vdekur

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti është qëlluar me armë zjarri

Ilustrim.

Në mbikalimin e Fushë-Krujës, është qëlluar me armë zjarri mbi automjetin me të cilin lëviznin viktimat.

Si pasojë e gjuajtjes me armë, tre persona kanë mbetur të vdekur, dhe vetura ka marrë flakë, njofton Top Chanel.

Në vend ngjarje kanë dalë grupi hetimor dhe forcat e policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Githashtu, janë identifikuar të tre personat që kanë mbetur të vdekur në atë që po dyshohet të jetë atentat ndaj tyre.

B. M. dhe dy të tjerët D. V. dhe B. H., janë inicialet e personave që ndërruar jetë në këtë atentat.

Dyshohet se autorët e vrasjes kanë qenë në lëvizje në momentin që kanë qëlluar, ndërsa tre viktimat po udhëtonin me automjetin tip “Volswagen Passat”.

Ndërsa, njëri nga pasagjerët tashmë i vdekur, është munduar të dalë nga automjeti që po digjej, mirëpo ka ndërruar jetë sapo ka dalë prej tij .

Kurse, nga hetimi i zonës ku ka ndodhur ngjarja është gjetur një automjet i tipit “Volswagen Passat” që dyshohet të jetë i autorëve të krimit.

Brenda kësaj veture është gjetur gjithashtu një automatik, që gjithashtu dyshohet te jetë përdorur për ta kryer krimin.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika