Atentat në Greqi: Babë e bir shqiptarë të plagosur me armë zjarri në Athinë

Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shtetas shqiptarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70” në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjec dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70 vjecar.

Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosuri janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan Tch.

Policia po heton për rrethanat e ngjarjes, pa përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve të ekipevë të futbollit, pasi Sinovarfaj është pjesë e grupimit të organizuar të tifozëve të ekipit “A.E.K”./TCh

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika