Atletja shqiptare Luiza Gega fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Atletja nga Shqipëria, Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, me të artën e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronzet

Luiza Gega, triumfon në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Flamuri shqiptar është ngritur në krye të podiumit të lojërave mesdhetare Oran 2022, të cilat po mbahen në Algjeri.

Atletja, Luiza Gega triumfoi duke rrëmbyer medaljen e artë në garën e tre mijë metrave me pengesa, duke e dominuar atë në total.

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu, të premten ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj,  vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:2.

Kryetari i Bashkësisë së Tiranës, ka reaguar për fitoren e saj, duke thënë se kjo është një arritje  e madhe dhe rekord i ri.

“Një arritje e jashtëzakonshme për atleten , e cila vendosi edhe rekord të ri kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në garën e 3000 metra, e me pengesa”, ka shkruar Veliaj, në rrjetin social Facebook.

Me të artën e Luiza Gegës, tani Shqipëria ka dy medalje të arta dhe një bronzet.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika