Austria synon heqjen e të gjitha kufizimeve për COVID-19

Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ka thënë se Austria synon t'i heqë të gjitha kufizimet që lidhen me virusin korona

Ilustrim

Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch, ka thënë se Austria synon t’i heqë të gjitha kufizimet për koronavirus brenda këtij viti.

Ai ka thënë për të përditshmen Kronne Zeitung, që në rast se ndodh diçka e tillë, COVID19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – nuk do të ishte më sëmundje serioze dhe shteti do t’i kthehej normales.

Sipas tij, vala aktuale e pandemisë në Kinë nuk përbën rrezik të madh në Austri.

“Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme. Nuk shoh shenja të kërcënimit në këtë moment”.

Ndonëse ministri austriak ka thënë se nuk pret zhdukje të virusit, ai ka përmendur se Austria është e përgatitur.

“Ne kemi vaksina, kemi ilaçe, jemi duke vëzhguar variantet”.

Rauch ka përmendur edhe heqjen e masës aktuale për vendosjen e maskës në transportin publik të Vjenës.

Kjo masë vlen edhe kur një qytetar austriak viziton qendrat e shëndetit publik.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili, shkruan rel.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika