Kriza e transportit publik në Prishtinë po hyn në ditën e saj të tretë, ndërsa punëtorët e Trafikut Urban dhe operatorëve privatë sërish janë mbledhur para Komunës së Prishtinës për të kërkuar pagat që, sipas tyre, po vonohen për shkak të bllokadës financiare.
Protesta, e cila fillimisht nisi si paralajmërim, është shndërruar në një ndërprerje totale të qarkullimit të autobusëve në kryeqytet.
Përfaqësuesi i punëtorëve të “Trafikut Urban” Ilmi Gashi ka shpresë që në mbledhjen e jashtëzakonshme të cilën e ka thirr Komuna e Prishtinës do të gjendet një zgjidhje për ta dhe do të marrin pagat e tyre.
“Këto kushte të cilat po ndodhemi jo me dëshirën ton po me imponimet për borxhet që na kanë ndërpre karburantin për 1 milion euro kompani në të cilën furnizohemi me naftë, borxhet tjera 800 mijë euro janë për punëtor, 100 mijë euro për sigurimet shëndetësore edhe borxhet tjera për autobusët. Nëse nuk ka zgjidhej nesër greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Në po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotëroj arsyeja, unë nuk kam informacione pse nesër është mbledhje legjitime është e thirrur, ata që e shpallin jo legjitime janë instancat tjera prapa saj se për tu mbajt mbledhja do të funksionoj dhe besoj që do të bëhet votimi në asamble, do të dërgohet ne ministri dhe ministri do t’i alokoj mjetet. Besojmë edhe shpresojmë”, tha ai.