Policia Kufitare, Dogana dhe Shërbimi Veterinar ndaluan në Prizren një kamion me kafshë të kontrabanduara – dele dhe dhi – që kishin hyrë pa leje nga Shqipëria.
Në total u kapën 485 dele dhe 25 qengja, të cilat u kthyen menjëherë në vendin e origjinës.
Sipas AUV-it, kafshët nuk kishin certifikata shëndetësore veterinare dhe paraqisnin rrezik për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.
Për këtë arsye, në koordinim me Policinë e Kosovës, Policinë Kufitare, Doganën dhe Prokurorinë e Shtetit, u mor vendimi për kthimin e tyre.
AUV kujton se importi i kafshëve të gjalla lejohet vetëm përmes pikave kufitare të autorizuara, ku bëhen kontrollet e detyrueshme dokumentare, identifikuese dhe veterinare, për të mbrojtur shëndetin e kafshëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.