Avioni luftarak rus përplaset me një shtëpi në Siberi

Avioni luftarak Sukhoi Su-30 është përplasur në një shtëpi dykatëshe në qytetin e Irkutsk, avioni ishte në një fluturim provë kur është rrëzuar

Foto ilustrim

Një aeroplan ushtarak rus është rrëzuar në një zonë banimi në Siberinë jugore, kanë thënë autoritetet lokale.

Avioni luftarak Sukhoi Su-30 është përplasur në një shtëpi dykatëshe në qytetin e Irkutsk, ka shkruar guvernatori rajonal Igor Kobzev në Telegram.

Guvernatori ka thënë se ishte në vendngjarje dhe të dy pilotët kishin vdekur, por asnjë banorë nuk është lënduar.

Sipas Ministrisë Ruse të Situatave të Emergjencave, avioni ishte në një fluturim provë kur është rrëzuar.

Komiteti Shtetëror Hetues i Rusisë ka theksuar se kishte hapur një hetim penal për shkelje të rregullave të sigurisë ajrore.

Ky ishte incidenti i dytë i këtij lloji në gjashtë ditë, reporton BBC, përcjell portali Dukagjini.

Të hënën e kaluar, një avion ushtarak Sukhoi Su-34 është përplasur në një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Yeysk, afër Ukrainës, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika