Avokati Nasuf Hasani në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se s’është me rëndësi vonesa e publikimit të listave të kandidatëve nga ana e partive politike, e veçanërisht Lëvizjes Vetëvendosje, sepse më e rëndësishme është që partitë politike t’i zgjedhin njerëzit që mund të kontribuojnë për vendin në të ardhmen.
“Eventualisht, nëse zgjidhen në Kuvendin e Kosovës, të jenë konstruktiv dhe bashkëpunues me të gjitha subjektet, pra për të mirën e përgjithshme, jo sikurse e pamë herën e kaluar, përkundër se një parti doli, sikurse Vetëvendosje, e para dhe përkundër asaj që iu ofroi disa subjekteve bashkëpunim, të njëjtit nuk kishin disponim sepse kishin inate personale…”
”Përkundër se i pari e ka përgjegjësin e ka edhe atë privilegj, kështu që duhet me tregu një konstruktivitet e jo puro për inate personale nuk kanë bashkëpunu subjektet e tjera, për inatin që nuk kanë arrit me fitu, pra ti bëjnë ballë fuqisë së Albin Kurtit”, ka thënë ai.