Avokati i Kadri Veselit: Nuk ka prova për mbajtje në paraburgim

Avokati i Kadri Veselit, ka thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për ta mbajtur në paraburgim klientin e tij

Kadri Veseli

Avokati Ben Emmerson e ka konsideruar si të pabazuar mbajtjen në paraburgim të Kadri Veselit.

Emmerson ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar thjesht po përsërit të njëjtat argumente që u përdorën për të justifikuar paraburgimin.

“ZPS-ja nuk arrin, si në parashtresat e saj origjinale ashtu edhe ato plotësuese, të paraqesë prova të reja në mbështetje të pretendimit për ekzistencën e rrezikut të pengimit në procedura. Në vend të kësaj, thjesht përsërit të njëjtat argumente që u përdorën për të justifikuar paraburgimin e z. Veseli më shumë se dy vjet më parë” – ka arsyetuar Emmerson.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me  pikat për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Paraburgimi rishikohet çdo 2 muaj ndërkaq deri më tani Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika