Avokati i Popullit, Naim Qelaj pas vizitës te minatorët: Ne duhet të kontribuojmë që kjo grevë të ndërpritet

Foto: Naim Qelaj, avokati i popullit. foto nga RTV Dukagjini

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një prononcim për media nga vizita e tij te minatorët që janë në grevë urie që tri ditë, ka thënë se duhet të kontribuojnë që kjo grevë të ndërpritet dhe që minatorët t’i kthehen punës së tyre, por, siç ka thënë ai, pasi të merren zotimet dhe plotësohen kërkesat e tyre.

“Ne me stafin jemi kujdesur me qenë të informuar me situatën e juaj dhe për kërkesat dhe gjendjen e juaj shëndetësore. Tash po e shoh me hy në kushtet e tilla, në një ambient të tillë, nuk qenka e lehtë. Vetë fakti me qëndru disa minuta e lëre më me qëndru me ditë të tëra. Ne duhet të kontribuojmë dhe ju me iu kthye punës suaj të zakontë, por gjithmonë pasi të merren zotimet dhe të gjenden zgjidhje për kërkesat e juaja”, ka thënë Qelaj.

Tutje, Qelaj është shprehur se e ka përcjellë me shqetësim situatën dhe ka pritur ndërprerjen e grevës, kuptohet përmes një dialogu social mes Sindikatës së punëtorëve, menaxhmentit dhe autoriteteve të tjera që janë kompetente për t’i trajtuar kërkesat dhe brengat e tyre.

“E kam përcjellë me shqetësim situatën dhe kam pritur ndërprerjen e grevës, kuptohet përmes një dialogu social mes Sindikatës së punëtorëve, Menaxhmentit dhe autoriteteve tjera që janë kompetente me i trajtu kërkesat dhe brengat e juaja. Duke e parë që greva nuk është ndërprerë dhe përkundër ekzekutimit të pagave të një pjese të punëtorëve dhe duke parë gjendjen shëndetësore të punëtorëve që janë në grevë dhe e pashë të domosdoshme, natyrisht obligim me vizitu. Fillimisht u takova me përfaqësuesit e Sindikatës, u njoftova me kërkesat dhe me gjendjen”, ka thënë Qelaj.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika