Avokati i Sali Mustafës: Trupi gjykues mori parasysh vetëm dëshmitarët që dëshmuan kundër

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, në seancën e Apelit ka thënë se gjykimi ndaj klientit të tij është i gabuar

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, në seancën e Apelit ka thënë se gjykimi dhe dënimi ndaj klientit të tij është i gabuar, disporopocional dhe i ashpër.

Sipas tij, trupi gjykues nuk ka përdorur standardin e vlerësimit të dëshmive të dëshmitarëve duke qenë selektiv, si dhe janë marrë parasysh vetëm dëshmitë që ishin kundër “Calit”.

“Kjo mungesë e balancës është aq e dukshme, kur bëhet krahasimi mes dëshmitarëve që i kanë aprovuar apo i kanë refuzuar akuzat”, ka thënë ai.

Avokati ka shtuar se gjykata mori parasysh secilën dëshmi ku përshtateshin me akuzat e Prokurorisë, ndërsa i refuzoi si të pabaza dëshmitë e dëshmitarëve që thanë se nuk e kanë parë asnjëherë Sali Mustafën të ketë keqtrajtuar dikë.

Von Bone ka theksuar se trupi gjykues nuk mori parasysh deklaratat e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, vetëm se ata mohuan ekzistencën e një vendbanimi ku Mustafa kishte keqtrajtuar njerëz.

Ndër të tjera, ai ka përmendur dëshminë e dëshmitarit të propozuar nga ZPS-ja, Sejdi Veseli, të cilën dëshmi trupi gjykues e kishte konsideruar si mbrojtje të vlerave të UÇK-së. Për këtë, avokati i Mustafës u shpreh se nuk ka kuptim dhe se Veseli vetëm i është përgjigjur pyetjeve.

Gjithashtu, ai ka shtuar se kishte dëshmitarë që përshkruan një vendndodhje tjetër ku pretendohet se u mbajtën apo u torturuan viktimat. Sipas tij, që nga ngritja e aktakuzës, konfirmimit të saj dhe gjykimit nga ZPS-ja, është përmendur vetëm një vendndodhje.

“Kur një gjykatë nuk i vlerëson provat në mënyrë të barabartë, kjo shkon në dëm të të akuzuarit dhe nuk mund të ketë një aktgjykim të plotfuqishëm, qasja jo e barabartë dhe e njëanshme nuk mund të quhet e vlefshme”, ka shtuar tutje ai. /Betimi për Drejtësi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika