Avokati Nrecaj: Gjykata Kushtetuese ndali ndërhyrjen e politikës në rendin kushtetues

Avokati Anton Nrecaj ka folur lidhur me shfuqizimin e një grumbulli ligjesh nga Gjykata Kushtetuese.

Nrecaj është shprehur në FIVE në RTV Dukagjini se qëllimet politike të pamatura, duke mos respektuar ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit, kanë edhe efekt juridik.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është thirrur pikërisht në këtë pjesë, ku nuk ka lejuar që politika të cenojë rendin kushtetues”, ka thënë ai.

Tutje, avokati është shprehur se aktgjykimi ka qenë i fokusuar më shumë në pjesën e evitimit të vendimeve politike, të cilat potencialisht mund të cenonin rendin kushtetues.

“Andaj, edhe arsyetimi të cilin e jep dhe mosfutja në detaje e ligjeve si pako, me bë interpretimin Gjykata Kushtetuese, përfshi edhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme…”, ka thënë ai.

“Deputetët, kur e kanë adresuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e kanë atakuar një vendim të qeverisë dhe ligjet e kaluara në Kuvend duke i shkelur parimet dhe dispozitat kushtetuese, prandaj nuk është futur, do të thotë, mbi bazën e meritës së ligjit, mirëpo e ka mbrojtur atë pjesë të mënyrës se si dhe ka qartësuar se cilat janë kompetencat e qeverisë…”, ka thënë ai ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika