Avokati Selimaj: Deputetët duhet të ndëshkohen ashpër për mos konsistuimin e Kuvendit

Avokati Selimaj paralajmëron se moskonsistutimi i Kuvendit përbën shkelje kushtetuese dhe mund të trajtohet si vepër penale. Ai kërkon ndëshkim të ashpër për deputetët, veçanërisht për subjektin që mban shumicën e votav

Avokati Meshar Selimaj ka deklaruar se deputetët që po bllokojnë konsistuimin e Kuvendit të Kosovës duhet të përballen me ndëshkim të ashpër.

“Në rastin konkret, një numër kaq i madh i deputetëve që nuk e zbatojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese përbën shkelje serioze. Kjo është paprecedent. Deputetët duhet të ndëshkohen, madje në mënyrë të ashpër. Veçanërisht përgjegjësia bie mbi subjektin që ka shumicën e votave dhe që ka detyrimin politik dhe kushtetues për të siguruar funksionalizimin e Kuvendit”, deklaroi Selimaj në emisionin Five në RTV Dukagjini.

Ai theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm për të gjitha subjektet politike dhe zbatimi i tij nuk është çështje opsionale, por obligim kushtetues.

Sipas Selimajt, Gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizëm për ta zbatuar vetë vendimin, por në aspektin penal, çështja mund të trajtohet në bazë të nenit 394 të Kodit Penal të Kosovës, që flet për moszbatim të vendimeve gjyqësore.

Selimaj përmendi si shembull rastin e Manastirit të Deçanit, ku në vitin 2021 kishte nisur shqyrtimi penal për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Rasti nuk u çua deri në fund, pasi Qeveria ndërhyri dhe obligoi Agjencinë Kadastrale për të zbatuar vendimin.

“Ky është një rast që tregon se të zgjedhurit shpeshherë nuk trajtohen njësoj me qytetarët e zakonshëm. Institucionet i mbrojnë ata vetë, varësisht nga kultura juridike dhe sundimi i ligjit në një shtet të caktuar”, theksoi ai.

Sipas tij, zgjidhja e situatës duhet të vijë përmes vetëdijes së lartë politike, respektimit të Kushtetutës dhe ndëshkimit të atyre që me qëllim po e bllokojnë jetën institucionale në vend.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon subjektet politike që t’i përmbushin kërkesat për konsistutimin e Kuvendit. Nëse, sipas atij vendimi, nuk përmbushet detyrimi kushtetues, atëherë i bie që ka shkelje të Kushtetutës nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. Në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje institucionale, dhe Gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizëm për zbatimin e drejtpërdrejtë të vendimeve të saj.

Parimisht, dështimi për të zbatuar një vendim të tillë përbën vepër penale nga një aspekt dhe duhet shqyrtuar në dy këndvështrime. Kodi Penal i Kosovës, në nenin 394, parasheh ndëshkime për moszbatimin e vendimeve gjyqësore. Por, nëse kjo dispozitë vlen për Gjykatën Kushtetuese, kjo mbetet një pikëpyetje.

Ky Kod Penal nuk përmban një dispozitë të veçantë për Gjykatën Kushtetuese, andaj ka dilema nëse kjo dispozitë u drejtohet vetëm gjykatave të rregullta, dhe jo asaj Kushtetuese, e cila ka karakter dhe nivel tjetër si institucion.

Rasti analogjik është ai i Manastirit të Deçanit, ku në vitin 2021 kishte nisur trajtimi penal i çështjes, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte njoftuar Prokurorinë e Shtetit për moszbatimin e vendimit të saj. Megjithatë, kjo çështje nuk shkoi deri në fund, pasi Qeveria e Kosovës mori një vendim me të cilin e obligoi Agjencinë Kadastrale ta regjistrojë atë parcelë kadastrale.

Kjo është njëra anë e medaljes. Nëse shihet ana tjetër, ekziston bindja se personat e zgjedhur dallohen nga qytetarët e zakonshëm. Vetë fakti që institucionet i mbrojnë ata, tregon se të zgjedhurit shpesh nuk trajtohen të barabartë me qytetarët e thjeshtë. Gjithçka varet nga vetë shteti, se në çfarë niveli sundon e drejta.

Në rastin konkret, një numër kaq i madh i deputetëve që nuk e zbatojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese është fakt i paprecedent. E drejta në këtë dimension parasheh që gjërat duhet të zgjidhen me mirëbesim, me vetëdije të lartë institucionale dhe me respektim të Kushtetutës së vendit.

A duhet të ndëshkohen deputetët për këtë papërgjegjësi? Po. Dhe duhet të ndëshkohen në mënyrë të ashpër. Sidomos një subjekt politik që ka shumicën e votave – barra kryesore bie mbi të. Realisht dhe praktikisht, ndjekja penale e deputetëve në Kosovë është e rrallë”, deklaroi Selimaj.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika