Avokati serb Olenik: Ajo çfarë bën Vuçiqi është terrorizëm shtetëror – përdor forcën e shtetit për qëllime joligjore

Me termin terrorizëm shtetëror, avokati dhe nënkryetari i LSV-së, Aleksandar Olenik, përshkruan situatën aktuale në Serbi – nga represioni ndaj studentëve, qytetarëve, veteranëve të luftës, veprimet e policisë dhe të grupeve civile të dhunshme, e deri tek presionet, kërcënimet, shkarkimet nga puna… dhe demonstrimi i forcës në paradën e ardhshme ushtarake.

“Në teorinë politike, e në praktikën politike, ky është një fenomen i njohur dhe quhet terrorizëm shtetëror. Thjesht – shteti përdor forcën me të cilën disponon, por jo për qëllime ligjore, por kundër qytetarëve, në mënyrë që regjimi aktual të qëndrojë në pushtet,” tha Aleksandar Olenik.

Sipas tij, Aleksandar Vuçiç sundon hapur vetëm me forcë.

“Kjo është për shkak se nuk ka metoda të tjera, i ka mbetur vetëm forca, vetëm frika që gjithmonë e ka mbjellë më shumë a më pak përmes mediave. Por duhet thënë, kjo është e detyruar. Ai nuk kishte mundësi zgjedhjeje, nuk është konsoliduar. E vetmja gjë që i ka mbetur është dhuna, terrorizmi shtetëror, sepse nuk ka më legalitet, nuk ka as legjitimitet, sepse shumica e qytetarëve nuk e mbështesin. Në disa vende, si Zajeçari, kanë humbur edhe legalitetin, sepse nuk arritën të formojnë pushtetin komunal me kohë,” shpjegoi ai.

Olenik theksoi se sondazhet tregojnë se një numër i madh qytetarësh frikësohen nga konflikti, përkatësisht nga lufta civile, dhe mendojnë se është më mirë të mbetet kështu sesa të shkohet drejt përplasjes përfundimtare.

“Vuçiçi në mënyrë të drejtpërdrejtë e mban gjallë dhe ushqen këtë frikë përmes dhunës. Me këtë ai mban një pjesë të madhe të qytetarëve në gjendje pasiviteti. Kjo mund të zgjasë një muaj, dy, tre, por tek ne ka zgjatur tashmë 10 muaj, dhe është vetëm çështje kohe kur konfliktet që ai i projekton e i nxit nuk do të mund t’i kontrollojë më,” tha ai.

Duke komentuar skenat në stadiumin “Rajko Mitiq”, kur dhunuesit sulmuan tifozët që brohorisnin kundër Vuçiçit, Olenik tha se diçka të tillë nuk e kishte parë as gjatë kohës së Millosheviçit. Ai e sheh këtë si një shembull tjetër të “terrorizmit shtetëror të Aleksandar Vuçiçit”.

Sipas tij, gjithçka do të zgjidhet ose në mënyrë paqësore përmes zgjedhjeve – të cilave do t’u paraprijë një lloj ndërmjetësimi i BE-së – ose do të vijë deri te konflikti i vërtetë. “Ne si opozitë sigurisht nuk do të tërhiqemi. Jam i sigurt se as ai nuk do të japë asnjë sekondë pushteti, sepse çdo sekondë vlen miliona euro të parave të korrupsionit, si për të, ashtu edhe për gjithë organizatën e tij korruptive,” tha Olenik.

Lidhur me shpërbërjen e Grupit të Posaçëm që hetonte flukset financiare rreth rastit të tendës, ai u shpreh se kjo tregon se Vuçiçi nuk e kontrollon tërësisht Ministrinë e Brendshme. “Dëshmi është edhe shkarkimi i Spasoja Vuleviqit nga kryesimi i SAJ-it. Megjithatë, Vuçiçi po përpiqet ta vërë nën kontroll çdo polic e çdo rojtar, duke u përgatitur për zbatimin e mëtejshëm të terrorizmit shtetëror,” shtoi ai.

Si avokat, Olenik theksoi se gjurmët e parave nuk mund të fshihen dhe shumë vepra penale të komplikuara janë zbuluar në këtë mënyrë. “Jam i sigurt që gjithë këtë kohë ai e përdor për të larguar dëshmitarë, shkatërruar prova dhe për të pamundësuar krijimin e ndonjë organizate që do të ketë kapacitet të hetojë realisht dhe ta çojë çështjen deri në gjykatë,” tha ai.

Duke komentuar rastet e abuzimit dhe poshtërimit nëpër stacionet policore, ku qytetareve dhe madje edhe të miturve u është kërkuar të zhveshen nën pretekstin e kontrollit, ai tha se kjo nuk është asgjë e re. “Ky lloj poshtërimi e torturimi ka ndodhur edhe më parë, por këtë herë thjesht ka dalë në media,” u shpreh ai.

Ai shtoi se prokuroria është hallka më e dobët e sistemit gjyqësor, por një numër i vogël prokurorësh ende po i rezistojnë presioneve, si dhe disa gjyqtarë – sidomos në Novi Sad – kanë treguar integritet dhe guxim personal.

Në fund, si politikan, Olenik e lidhi terrorizmin shtetëror me paradën e ardhshme ushtarake.

“Terrorizmi shtetëror nuk është vetëm përdorimi i shkopinjve të gomës. Ai është edhe kërcënim, tregim force dhe demonstrim se çfarë mund të përdoret kundër qytetarëve. Kjo është propagandë në shërbim të regjimit, e cila tani është e drejtuar brenda, ndaj qytetarëve, për t’i frikësuar edhe më shumë,” përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika