Avokati serb pretendon se një bankë ka nisur transferimin e parave jashtë vendit, kërkon kontroll urgjent

Avokati serb Ivan Niniq ka deklaruar se një bankë në Serbi ka nisur transferimin e mjeteve financiare jashtë vendit, duke bërë thirrje për kontroll urgjent nga Banka Kombëtare e Serbisë (NBS).

Në një postim në rrjetin social X, Niniq ka thënë se është informuar nga një burim brenda sistemit për transferimin e parave dhe se për këtë e ka njoftuar NBS-në, duke kërkuar mbikëqyrje të menjëhershme.

“Një burim brenda sistemit më njofton se një bankë ka nisur dje transferimin e parave jashtë vendit. Këtë mëngjes e kam informuar NBS-në dhe kam kërkuar kontroll urgjent, në mënyrë që depozituesit nga sektori publik të mos mbeten me llogari të zbrazëta”, ka shkruar Niniq, raporton Nova.

Ai ka publikuar edhe një dokument përmes të cilit kërkon nisjen e një procedure të jashtëzakonshme të kontrollit të veprimtarisë së një banke, emri i së cilës është mbuluar në dokument.

Sipas pretendimeve të paraqitura në kërkesë, transferimet e përshpejtuara të mjeteve financiare kanë nisur më 26 tetor 2026, pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi. Në dokument thuhet se paratë po transferohen në llogari dhe subjekte juridike në Moskë të Rusisë dhe Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku banka ose persona të lidhur me të kanë pjesëmarrje pronësore në sektorët bankarë dhe të sigurimeve.

Ninić i ka kërkuar Bankës Kombëtare të Serbisë të kryejë një inspektim të jashtëzakonshëm në ambientet e bankës, për të verifikuar vëllimin, bazën dhe ligjshmërinë e transferimeve valutore dhe në dinarë drejt vendeve të tjera.

Ai ka propozuar gjithashtu që, nëse konstatohen rreziqe, të shqyrtohen masa të përkohshme për kufizimin e transaksioneve me subjektet e lidhura jashtë vendit, si dhe masa për ruajtjen e likuiditetit dhe mbrojtjen e depozitave të personave fizikë dhe juridikë, veçanërisht të ndërmarrjeve dhe institucioneve publike.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika