Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencë për media para objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Nga aty Azemi ka thënë se kërkojnë nga Zyra e rregullatorit të Energjisë që të nisin menjëherë hetimet për njehsorët elektrikë, pasi siç thotë Azemi kjo e fundit është organi ku merren vendime për sektorin e energjisë.
“Sot kemi ardhë të zyrat e ZRRE-së, për t’i deponuar dëshmitë që i kemi mbledhë gjatë këtyre ditëve. Janë këto 884 dëshmi, jo tetë jo 80, po 884 dëshmi tona dhe janë qindra dëshmi që i kanë dërguar qytetarët te Republikës së Kosovës në adresën time të cilat po i deponojmë këtu në ZRRE [për të kërkuar hetim, për të kërkuar zbardhje të këtij rasti sepse një hetim i të gjithë këtyre njehsorëve të cilat kanë mat gabimisht do të duhet të bëheshin ën afat sa më të shpejtë. Pra Zyra e Rregullatorit është organi i vetëm i cili merr vendime në sektorin e energjisë dhe nga ta po kërkojmë që hetimin ta fillojnë menjëherë për të parë se sa e amdhe është kjo vjedhje”, ka thënë ai, transmeton EO.
LEXO EDHE:
KEDS: Njehsorët elektrikë janë sipas standardeve, mund të ketë devijime të vogla