Azemi: Nga viti 2018 mbi 280 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova

Kryetari i Sindikatës së Puntorëve të sektorit Privat ka thënë që Ministria e Financave nuk jep të dhëna të ligjshme dhe statistikore.

Jusuf Azemi, në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka shprehur shqetësimin e tij rreth gjendjes së sektorit privat. Ai shton se posedon statistika më të mira se të Ministrisë së Financave.

Ai, përmes këtyre statistikave, mohon rritjen e numrit të punëtorëve në sektorin privat.

Azemi tha se që nga viti 2018 mbi 280 mijë punëtorë kanë e kanë lëshuar Kosovën.

“Unë këtu kam disa statistika, të cilat janë statistika më të mira se të Ministrisë së Financave, ku për çdo vit që thuhet kemi rritjen e puëntorëve, në realitet që nga viti 2018 e deri më sot kemi 287 mijë punëtorë që kanë ikur nga Kosova.”, ka thënë Azemi.

Gjithashtu, ai ka thënë se që nga koha e pandemisë, kompani të ndryshme regjistrojnë si punëtorë familjarët e tyre vetëm për të marrë benificione.

Të gjithë ata të cilët i kanë fituar këto benificione, sipas Azemit, e kanë pasur obligim t’i mbajnë të gjithë ata punëtorë së paku një vit në kompani. Sipas këtij të fundit, e njëjta nuk është bërë dhe nuk ka pasur kontrolle nga shteti.

“Ne po themi që disa herë kemi shkuar të kontrollohen disa kompani që kanë marrë jashtëzakonisht para të mëdha.”, shton ndër të tjera Azemi

Azemi thotë se 90% e kompanive në Kosovë kanë mungesë të punëtorëve të sektorit privat. E për këtë, ai thotë se kryeministri Albin Kurti po pretendon në pagë më të madhe minimale e paga po mbetet 170 euro.

“Duke thënë që paga minimale do të jetë 300, 450 tash edhe 500 euro dhe aty kemi njëfarë forme mëdyshje, është një diçka për të cilën është realitet”, tha Azemi

Mungesa e punëtorëve në Kosovë po dërgon në pretendime se do të vijnë punëtorë nga Banglladeshi dhe sipas asaj që tha kryetari i i sindikatës së puntorëve në sektorin privat, të tillë punëtorë që vijnë si punëtorë krahu nga Banglladeshi, do të kushtojnë mbi 1 mijë euro.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika