Azerbajxhani dhe Armenia bëjnë përparim në bisedimet për paqe

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se Armenia dhe Azerbajxhani kanë bërë përparim progresiv në bisedimet e paqes të organizuara nga ShBA-ja midis dy ish-republikave sovjetike që janë përplasur në mënyrë të përsëritur për territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, me përfaqësuesit e Azerbajxhanit dhe Armenisë. Maj, 2023.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë bërë përparim të rëndësishëm në adresimin e çështjeve të vështira, gjatë bisedimeve “intensive dhe konstruktive” që ka organizuar ShBA-ja këtë javë, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Blinken ka thënë se pas diskutimeve dypalëshe dhe trepalëshe, gjatë katër ditëve të kaluara, të dyja palët “demonstruan një angazhim të sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e konfliktit të gjatë mes tyre”.

“Të dyja palët kanë diskutuar disa çështje shumë të vështira gjatë ditëve të fundit dhe kanë bërë përparim të prekshëm në një marrëveshje paqeje të qëndrueshme,” ka thënë Blinken në një seancë përmbyllëse për negociatat, raporton Reuters.

Ai ka thënë se arritja e një marrëveshjeje do të ishte “jo vetëm historike, por do të ishte thellësisht në interes të popullit të Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe do të kishte efekte shumë pozitive edhe përtej dy vendeve të tyre”.

Bakuja dhe Jerevani do të vazhdojnë të kenë mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e tyre për të siguruar paqe të qëndrueshme, shtoi ai.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar dy luftëra për Nagorno Karabakun – më 1990 dhe 2020 – dhe vazhdimisht janë përplasur për kontrollin e territorit.

Tensionet janë rritur sërish muajin e kaluar, kur Azerbajxhani ka vendosur një pikë kontrolli në fillim të Korridorit të Lakinit – e vetmja rrugë që lidh Armeninë me territorin e diskutueshëm të Nagorno Karabakut.

Armenia ka thënë se pika e kontrollit, e ngritur më 23 prill, është një shkelje e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Moska, i cili u ka dhënë fund luftimeve gjashtëjavore në vitin 2020.

Azerbajxhani ka thënë se e ka ngritur atë postbllok për t’i penguar furnizimet e Nagorno Karabakut me armë nga Armenia. Ndërsa, Jerevani e ka mohuar këtë akuzë.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika