Baerbock: Kosova uli tensionet, Serbia bëri të kundërtën

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock lidhur me situatën në veri ka thënë se "sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm"

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock





Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar lidhur me situatën e  krijuar në Veri të Kosovës.

Ministrja Baerbock ka thënë se Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale dhe se retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën.

“Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Twitter.

Ajo ka potencuar se e gjithë mbështetja e saj shkon për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian(BE).





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika