Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke e akuzuar Vetëvendosjen për dështim qeverisës, mospërmbushje të premtimeve dhe koordinim politik me Listën Serbe.
Reagimi i Bajramit erdhi pas deklarimeve të Haxhiut në Debat Plus.
“Zonja Haxhiu këtu të prita!
Unë problemin e kam me Albin Kurti dhe me ty, zonja Haxhiu sepse ju keni pasur përgjegjësinë dhe besimin e qytetarëve për të bërë punë e qeverisur Kosovën.
Ju keni dështu. Ju keni mashtru. Ju jeni koordinu me Listën Serbe.
Nuk kam pritur nga Lista Serbe që ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit prandaj problemin e kam me juve zonja Haxhiu.
Kur ta zbardhni vdekjen e Astrit Deharit flasin për secilën temë e edhe për koordinimin e Mimoza Kusarit me Radojiqiqin dhe Listën Serbe!
Juve po ju mundin dëshmitë, atë që sonte psove nga videot nuk mund ta kompenzosh me akuza ndaj meje”, ka shkruar Bajrami në Facebook.