Bajrami i madh nëpër botë

Me shpresën për paqe dhe harmoni, myslimanët kanë festuar Bajramin e Madh nëpër botë. Si rrallëherë, qetësia ka mbretëruar në Jerusalem, qytet në të cilin palestinezët falën Bajramin e Madh në xhaminë Al-Aqsa, vend i shenjtë edhe për hebrenjtë

Me urimet për paqe dhe begati, myslimanët kanë festuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe fillimin e Bajramit të Madh.

E xhumaja për myslimanët nisi me lutjet që nga qyteti i shenjtë i Mekës e deri në Australinë e largët.

Fillimi i Bajramit të Madh tradicionalisht është i bazuar me shfaqjen e hënës së re, teksa shumë shtete bazohen në llogaritjet astronomike për të përcaktuar nisjen e Festës.

Mijëra palestinezë janë mbledhur në xhaminë Al Aqsa në qytetin e vjetër të Jerusalemit për ta falur Bajramin.

Pas faljes së Bajramit, familjet kanë nisur vizitat e tyre të zakonshme te njëra-tjetra.

Pas disa javësh tensionesh në Jerusalem dhe në Bregun e Pushtuar Perëndimor, festa e Bajramit ka kthyer qetësinë.

Festa ishte më e zymtë në Turqi për shkak të tërmetit të muajit shkurt në të cilin mbetën të vdekur mijëra persona.

Përveç tragjedisë së tërmetit, Bajrami i Madh e gjen Turqinë në kulmin e inflacionit dhe kritikave ndaj Qeverisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan për keqmenaxhimin e katastrofës së muajit shkurt.

Mijëra myslimanë janë mbledhur edhe në Sydney të Australisë.

Besimtarët myslimanë falën Bajramin në xhaminë Lakemba në veriperëndim të Sydneyt.

Ndërkaq, qindra të tjerë iu bashkuan lutjeve edhe në rrugët afër xhamisë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika