Bajrami kërkon shkarkimin e Nagavcit nëse të shtunën e ardhshme dështon zëvendësimi i orëve mësimore

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është përgjegjëse pse ka dështuar edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Po ashtu, Bajrami ka kërkuar shkarkimin e ministres Nagavcit nëse orët mësimore nuk zëvëndësohen të shtunën e ardhshme

Hykmete Bjarami, ish-ministre e Arsimit





Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri Kurti duhet t’i kërkojë përgjegjësi ministres Nagavci, për dështimin e zëvendësimit të orëve mësimore, dy të shtuna radhazi.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Ndërsa, sipas saj, kryepërgjegjësi është kryeministri Kurti, “i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje”.

“Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit, për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore, atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë”, thuhet në postimin e ish-ministres së Arsimit.

Tutje, në këtë postim thuhet se partia në pushtet ka ardhur në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por sipas Bajramit, kjo Qeveri po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim.

 





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika