Bajrami-Muratit: Po i mohon tërë ato vite shkollim në ekonomi, vetëm pse je në Qeveri





Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në lidhje me projektligjin për caktimin e çmimeve tavan për produktet bazë kanë pasur një përplasje në seancën e 20 tetorit në Kuvendin e Kosovës.

Murati ka thënë se një produkt në kufi vjen me një çmim të ulët, ndërsa pastaj shitet me dyfish çmim.

Ndërkaq deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, si një ministër që ka kaq shumë shkollim të gabojë në caktimin e marzhës.

“Ma shumë ke vite të shkollimit sesa vite që je në Vetëvendosje, si mund të bësh gabim në caktimin e marzhës”, i është drejtuar Bajrami-Muratit.

“Po i mohon tërë ato vite shkollim në ekonomi, vetëm pse je në Qeveri”, ka vijuar ajo.

Ministri Murati ka thënë se argumentet e opozitës nuk qëndrojnë, sepse siç thotë ai nuk qëndron argumenti se ky projektligj është në kundërshtim me kushtetutën, sepse sipas tij kushtetuta ka edhe nene të tjera.

Sipas tij, deri më tash, po të mos ishte udhëzimi administrativ për çmimet tavan për derivate, atëherë nafta do të shkonte deri në 1.90 euro për litër.

“Ky projektligj duhet të kalohet me procedurë të përshpejtuar. Kur Qeveria po merr masa, po e kundërshtoni sepse nuk po përshtatet me interesat që përfaqësoni”, ka thënë Murati.

Ndër tjera, ai ka thënë se UNICEFI ka dalë me rekomandime që të parandalohet varfërimi i qytetarëve prej ngritjes së çmimeve.

Sipas Muratit, ky projektligj është për të shembur spekulimet në mënyrë abnormale nga tregtarët në vend.

 

 

 





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika