Bajrami: Ne nuk do ta votojmë buxhetin, vendi do të shkojë në zgjedhje

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar në Debat Plus se partia e saj nuk do të mbështesë projektbuxhetin e propozuar nga qeveria e Albin Kurtit, duke theksuar se Kosova përballet me mungesë zgjidhjeje dhe është e destinuar për zgjedhje të reja.

“Ne nuk do ta votojmë një buxhet të tillë, vendi do të shkojë në zgjedhje, sepse vendi nuk ka zgjidhje. Ky vendim nuk kalon, sepse nuk kalon në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka shtuar se Albin Kurti nuk ka pasur 61 vota për t’u bërë kryeministër më 26 tetor dhe se qeveria e tij nuk ka legjitimitet për të miratuar buxhetin.

Bajrami po ashtu ka bërë të ditur se LDK nuk ka dashur votat e Listës Serbe, duke theksuar se një qeveri e tillë do të ishte e shkurtër dhe jo stabile.

“Kolegët tanë të RTK-së nuk janë pa paga sepse nuk ka ligj të buxhetit, psesë janë pa paga për shkak se Kurti e ka uzurpuar zyrën e qeverisë së Kosovës. Qysh i morën pagat kolegët juaj të RTK i morën pagat para tre muajve”.

“Sepse nuk kemi pasur mundësi t’i bëjmë 61 vota, po shkojmë në zgjedhje edhe i bëjmë. Ti bëjmë numrat në fletore është më lehtë. Nuk kemi dashur të bëjmë një qeveri me Listën Serbe, për shkak se është qeveri tepër jetëshkurtër e kemi thënë që nga ditët e para… LDK në kohën e pandemisë për hir të shteti t e ka bërë një qeveri më 61 numra dhe  e dini jetëgjatësinë e asaj qeverie, dhe mandej e dini koston elektorale të cilën e kemi paguar, kjo është e kuptueshme”, ka deklaruar tutje Bajrami në Debat Plus.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika