Bajrami: Nuk është opsion dorëzimi i LDK-së, duhet dhe do të rikthehet e para

e përfundimin e numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare, nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka falënderuar të gjithë votuesit e saj por edhe të LDK-së, por thekson edhe se nuk është opsion dorëzimi i LDK-së.

Ajo shkruan se rezultati i 28 dhjetorit është përgjegjësi për secilin prej tyre dhe mësim.

“Të dashur qytetarë të Kosovës,

Tani, kur procesi i numërimit të votave ka përfunduar, më lejoni të falënderoj 126 102 votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga këta, plot 57 153 më kanë dhënë besimin me votë mua, duke më bërë për herë të shtatë deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ju jam mirënjohëse secilit prej jush.

Votat për mua nuk janë vetëm shifër, për mua janë mirënjohje e thellë për punën që kam bërë gjatë këtyre viteve, por mbi të gjitha janë përgjegjësi e madhe që më shtyn të vazhdoj me të njëjtin përkushtim, ndershmëri dhe guxim.

Gjatë mandateve të kaluara kam punuar pa u ndalur: kundër korrupsionit, për transparencë dhe llogaridhënie, për mbrojtjen e interesit publik, për forcimin e shtetit të së drejtës, për drejtësi sociale dhe barazi, aq sa kam pasur hapësirë dhe kapacitet. Por lufta nuk ka mbaruar. Sot, më shumë se kurrë, propaganda, korrupsioni dhe përpjekjet për rrënimin e demokracisë po sulmojnë themelet e shtetit tonë. Kundër tyre do të vazhdoj të jem zëri i juaj, pa kompromis dhe pa frikë. Do të punoj çdo ditë për të vërtetën, sepse vetëm e vërteta na çliron, na bashkon dhe na çon përpara.

Por dua ta bëj të qartë për secilin se vetëm një gjë nuk është opsion: dorëzimi i LDK-së. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht rrethanave, LDK ka ndërtuar dhe ndërton çdo ditë standarde, edhe kur fiton, edhe kur nuk arrin rezultatin për të cilin ka punuar dhe ka synuar. Rezultati i 28 dhjetorit është përgjegjësi për secilin prej nesh, mësim për secilin prej nesh dhe reflektim për secilin prej nesh. Nuk ka rrugë tjetër përveç ringritjes dhe rikthimit të LDK-së, duke vendosur gjithmonë LDK-në para individit dhe Kosovën para çdo partie.

E kam shkruar dhe po e përsëris edhe një herë: së bashku nuk do të ndalemi, LDK duhet dhe do të rikthehet e para, me punë, me besim dhe me ekip’, ka shkruar Bajrami.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika