Bajrami: Për dallim nga Kurti, vajza ime është në shkollë publike

Deputetja, Hikmete Bajrami, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti e ka vajzën në shkollë në Norvegji, përderisa nxënësit në Kosovë janë në shtëpi. Sipas saj, kjo Qeveri e ka një ministre të Arsimit, e cila e ka shkelur Kushtetutën dhe nuk është e brengosur se pse janë 318 mijë nxënës jashtë bankave shkollore

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami





“Për dallim prej kryeministrit, vajza ime është në shkollë publike, ndërkohë i nderuari e ka vajzën në shkollë në Norvegji”, kështu ka thënë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Hikmete Bajarmi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Tutje, ajo ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, ku ka thënë se shteti të jep rrogën për punën që e bën, ndërsa për anëtarët e familjes kujdeset me masa të tjera.

“Kryeministri Kurti po harron që e ka ministre Arbërie Nagavcin, e cila e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës në Zgjedhjet Lokale të viti 2021, për të penguar reformën në arsim të kryetarit Qëndron Kastrati, me arsyetimin se 50 nxënës nuk po e vijojnë mësimin”, ka deklaruar Bajarami.

Sipas saj, kryeministri së bashku me ministren e Arsimit janë të pabrengosur, derisa 318 mijë nxënës janë jashtë bankave shkollore.

“Unë nuk kam dalë t’i jap mbështetje të plotë sindikatës, sepse edhe kjo që po bëhet është lojë pa fakte, se kinse opozita po e mbështet sindikatën për t’iu kundërvënë kësaj qeverie”, ka shtuar ajo.





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika