Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave në mes të gjinisë së njëjtë

Duda Balje - Debat Plus

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti se do të përpiqet ta kalojë Kodin Civil, ku përfshihen martesat në mes të gjinisë së njëjtë është provokuese.

Ajo në “Debat Plus” tha se Kurti foli edhe për fe, edhe pse ai thotë se jemi shtet laik.

“Për mua personalisht, ka qenë deklaratë provokuese, asnjë fe nuk e lejon këtë. Kryeministri ka folë për fe, kur fola unë, ai ka thënë se nuk ke të drejtë, sepse jemi shtet laik”, tha ajo.

Ajo tha se nuk do ta votojë Kodin Civil, nëse nuk hiqet neni për martesat në mes të gjinisë së njëjtë.

“S’mundem me pranu, ne kemi leju komunitetin LGBT pronare për kodin civil. Kur po flasim për kodin civil, po flasim për ta. Është ligji më i rëndësishëm në vend, është perfekt, pikën e dytë e konsideroj problematike. I kemi thënë qeverinë bëjeni një ligj të vecantë për LGBT, hekeni prej kodit civil, bëjeni një ligj të veçantë, ne e votojmë Kodin Civil”, tha ajo.

“Unë s’kam asgjë kundër tyre. Asnjë komunitet tjetër s’është specifiku si këta”.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika