Ballkani shkruan histori, kalon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Ekipi kosovar nga Suhareka, 'Ballkani' ka fituar ndaj ekipit maqedonas 'Shkupi' me rezultat minimal në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, me këtë epërsi, ekipi i 'Ballkanit' ka kaluar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Ekipi i Ballkanit duke festuar golin

Ekipi nga Suhareka, ‘Ballkani’ ka qenë nikoqir në ndeshjen e kthimit të play-off në Ligën e Konferencës, ku ka fituar kundër ekipit nga Maqedonia e Veriut, ‘Shkupi’ me rezultat minimal prej 1 me 0.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, golin e epërsisë dhe të vetmin në këtë ndeshje, e ka shënuar Meriton Korenica për ‘Ballkanin’ në minutën e 69-të.

Ekipi kosovar kishte epërsinë në lojtarë, pasi që nga minuta e dytë, ‘Shkupi’ kishte një lojtar më pak, ngase Abdula Xhelili u ndëshkua me një karton të kuq, në ndërhyrjen e tij ndaj Albion Rrahmanit.

Gjithashtu, suharekasit kishin përparësinë e terrenit vendas, por edhe të fitores nga ndeshja e parë me rezultat 2-1 të zhivlluar në Shkup.

Në fillimin e ndeshjes tifozët e ‘Shkupit’ kishin përgatitur një koreografi për lojtarët e tyre, ata kishin një mbishkrim, ku shkruante “Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika