Baraliu: Jemi në emergjencë kombëtare

Mazllum Baraliu, profesor i së drejtës, ka folur në emisionin Five në RTV Dukagjini lidhur me zgjidhjen kushtetuese apo zgjedhje politike sa i përket moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se jemi në një situatë që është emergjencë kombëtare.

“Jemi në emergjencë kombëtare. Miliona e miliarda kemi mjete që presin për t’u deponuar pa asnjë kamatë ose me kamata shumë të buta, për t’i bërë detyrat, projektet për t’i realizuar edhe kontratat e ndryshme që qeveria e ardhshme do duhej – dhe ajo qeveri dje është vonë, se je sot për t’u formuar, nesër patjetër se po”, ka thënë ai me tone kritike ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai tutje ka thënë se Gjykata Kushtetuese patjetër që përveç komponentës juridike-kushtetuese ka edhe komponentën politike, që ajo e merr parasysh.

“Përveç komponentës juridike-kushtetuese edhe komponentën politike – dhe jo një herë e merr parasysh, jo vetëm e jona edhe tjetra – por duhet të ketë masë, dhe gjithmonë thelbi i veprimit dhe i vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, orientimi kryesor dhe veprimi kryesor do të duhej të ishin çështjet juridike, kushtetuese, shkelja e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë, të drejtave të njeriut, kaq. Por edhe trajtimi politik i një gjendje politike që shkakton kaq shumë bllokada, problem edhe deri në fakt mosekzistim, në një gjendje thjesht agonie, anabioze e vënë shtetin në mosekzistencë – se s’ka institucione, s’ka qeveri, s’ka parlament. Presidenca tregon vetë publikisht që është në vështirësi – dhe ne e dimë që kushtetutshmërisht dhe ligjërisht është në shumë vështirësi, bile e pamundur është që t’i realizojë funksionet e saja”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika