Batatina: Llapi ka projekt afatgjatë, jemi në garë në të dyja kompeticionet

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se skuadra e tij mund të “luftojë” në të dyja kompeticionet në këtë sezon.

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, ai fillimisht tha se “mendoj që gjithmonë ndeshjet e kupës janë të vështira, sidmos ndeshjet e para të sezonës pranverore. E kemi pasur përpara një skuadër tejet të fortë, e cila e ka eleminuar Dritën”.

Batatina pastaj shtoi se “ne e arritëm objektivin tonë dhe kaluam më tutje, skuadra e ka marrë veten. Llapi ka një projekt afatgjatë. E kam një projekt të ri, me kontrata tre vjeçare dhe kemi mundësi të luajmë në të dyja kompeticionet, të jemi në garë”.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22-00. Përveç diskutimeve për futbollin vendor, në vazhdim do të ketë edhe shumë gjëra tjera nga bota e sportit.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika