BE bie dakord për një ‘tarifë karboni’ në botë për importet industriale ndotëse

Bashkimi Evropian ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vendosjen e një tarife të dioksidit të karbonit për importet e mallrave ndotëse si çeliku dhe çimentoja

Ilustrim





Bashkimi Evropian ka njoftuar për një marrëveshje për të vendosur një tarifë të dioksidit të karbonit për importet e mallrave ndotëse si çeliku dhe çimentoja.

I njohur si “Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit” (CBAM), marrëveshja do të mbulojë importet industriale nga 27 vendet anëtare të bllokut, duke synuar fillimisht produktet më ndotëse.

Blloku ka thënë se një skemë e tillë është thelbësore për të mbështetur industrinë evropiane gjatë tranzicionit të saj me karbon të ulët.

Eurodeputeti Mohammed Chahim nga Partia Socialiste dhe Demokratike ka thënë se  skema CBAM “do të jetë një shtyllë thelbësore e politikave evropiane të klimës … për të inkurajuar partnerët tanë tregtarë që të dekarbonizojnë industrinë e tyre”.

Sipas kësaj skeme në praktikë, importuesi do të duhet të deklarojë emetimet e lidhura me procesin e prodhimit dhe nëse ato tejkalojnë standardin evropian, të marrë një “certifikatë emetimi” me çmimin e CO2 në Bashkimin Evropain. Nëse një treg karboni ekziston në vendin eksportues, ai do të paguajë vetëm diferencën.

Mekanizmi, i administruar në thelb nga qendra në nivel të BE-së, do të synojë sektorët që konsiderohen si më ndotësit (çeliku, alumini, çimentoja, plehrat, energjia elektrike), siç propozohet nga Komisioni Evropian, raporton euronews.

Një periudhë testimi do të fillojë në tetor 2023, gjatë së cilës kompanitë importuese thjesht do të duhet të raportojnë detyrimet e tyre. Ndërsa koha e fillimit aktual do të varet nga bisedimet në fund të javës për pjesën tjetër të reformës së tregut evropian të karbonit.

Aktualisht, prodhuesve evropianë u ndahen lejime falas që mbulojnë një pjesë të emetimeve të tyre, për të mbështetur konkurrencën e tyre ndaj konkurrentëve të huaj.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika