BE do të mbajë samit të jashtëzakonshëm për Ukrainën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE), do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm që parashihet të jetë në fund të majit, ku do të diskutohet për luftën në Ukrainë dhe gjithashtu për çështjen e energjisë elektrike, ka njoftuar të premten kreu i Këshillit Evropian, përcjellë AA.

“Një Këshill i veçantë Evropian do të mbahet më 30 dhe 31 maj. Në rendin e ditës të  veçuara janë mbrojtja, energjia dhe Ukraina”, ka shkruar në Twitter Charles Michel, i cili kryeson ribashkimet e liderëve të BE-së.

Charles Michel, president i Këshillit Evropian

Dikutimet pritet të jenë të vështira pasi rritja e çmimeve të energjisë, është e përkeqësuar nga lufta Rusi-Ukrainë, kjo situatë i ndan shumë vendet anëtare të BE-së.

10 ditë pasi Rusia nisi një ushtri Ukrainë, (foto AFP)

Në mbledhjen e fundit të muajit mars, udhëheqësit nuk kanë qenë në gjendje të binin dakord se si të trajtonin faturat që janë në rritje për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për ndërhyrjen në tregun e energjisë.

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë dhe Hungarinë, gjithashtu hezitojnë të vendosin një ndalim për importet ruse të energjisë.

Sulmi i Rusisë ndaj furnizimeve të Ukrainës me energji elektrike

BE-ja ka ndarë rreth 1.09 miliardë dollarë për mbështetje ushtarake dhe 500 milionë euro për ndihmë humanitare për ukrainasit, po ashtu ka vendosur pesë grupe sanksionesh ndaj Moskës që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Masat kufizuese  kanë pasë në shënjestër 1002 individë dhe 32 entitete në total, duke përfshirë Presidentin rus Vladimir Putin, Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov, oligarkët dhe oficerët ushtarakë.

BE-ja ka ndaluar gjithashtu importet e qymyrit dhe eksportet e mallrave luksoze në Rusi, si dhe ka bërë ndalimin e bankave ruse dhe bjelloruse që të mos operojnë në sistemin bankar ndërkombëtar “Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar” (SWIFT).

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika