BE-ja arrin marrëveshje me Hungarinë për 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Hungaria ka bllokuar nisma kyçe të BE-së, përfshirë edhe mbështetjen vitale për Kievin dhe një plan për taksën minimale për korporatat. Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me Hungarinë për të zhbllokuar 18 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Fotografi ilustruese.





Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje me Hungarinë për të zhbllokuar 18 miliardë euro ndihmë financiare për Ukrainën, në këmbim të reduktimit të fondeve të ngrira nga BE-ja për Budapestin.

Hungaria ka bllokuar nisma kyçe të BE-së, përfshirë edhe mbështetjen vitale për Kievin dhe një plan për taksën minimale për korporatat. Këto bllokada janë bërë me qëllim që t’i bëhet presion bllokut që të zhbllokojë fondet për Budapestin, shkruan REL.

Muajin e kaluar, Brukseli rekomandoi ngrirjen e 7.5 miliardë eurove fonde për Budapestin, duke u thirrur në shqetësimet lidhur me korrupsionin.

Bashkimi Evropian ka bllokuar 5.8 miliardë euro fonde për rimëkëmbjen nga pandemia, për shkak të përkeqësimit të demokracisë në Hungari.

Ambasadorët arritën një kompromis me Budapestin, pasi ky i fundit dha miratimin për ndihmën për Ukrainën dhe për vendosjen e një takse minimale prej 15 për qind gjatë vitit të ardhshëm.

Në këmbim të kësaj, shtetet evropiane janë pajtuar që të reduktojë fondet e ngrira prej 6.3 miliardë eurosh.

Kjo marrëveshje pritet që të konfirmohet zyrtarisht më vonë gjatë kësaj jave.

Kompromisi nënkupton që kryeministri hungarez, Viktor Orban, do të mbështesë paketën e BE-së për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të përballet më mirë me pushtimin rus, që ka nisur në fund të shkurtit.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika