BE-ja e konfirmon vizitën e Lajçakut në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave

Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell i ka kërkuar emisarit Miroslav Lajçak që të udhëtojë drejt Kosovës dhe Serbisë në ditët në vijim

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell i ka kërkuar emisarit Lajçak që të udhëtojë drejt Kosovës dhe Serbisë në ditët në vijim.

“Është një pjesë integrale e punës së një emisari të udhëtojë për të parë partnerët në terren.  Lajçak është rregullisht në Beograd, Prishtinë, kryeqytetet e BE-së dhe vende të tjera, përfshirë jashtë BE-së, për të kryer punën e tij të përditshme për të çuar përpara Dialogun. Pas Këshillit Evropian javën e kaluar, Përfaqësuesi i Lartë Borrell i ka kërkuar emisarit Lajçak që të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi në ditët në vijim për të diskutuar rrugën përpara”, ka thënë Stano.

BE-ja ka nisur së zbatuari disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ato përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor po ashtu nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika