BE-ja mirëpret konstituimin e kuvendeve në 20 komuna të Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur sot marrjen e detyrës nga kryetarët dhe asamblistët komunalë në 20 komuna të vendit, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Në njoftimin e bërë publik, BE-ja vlerëson procesin e dorëzimit të përgjegjësive komunale si të qetë dhe të rregullt, duke përfshirë edhe katër komunat veriore të Kosovës, njofton Dukagjini.

“Sot kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave morën detyrën në 20 komuna të Kosovës pas zgjedhjeve lokale gjithëpërfshirëse. BE-ja në Kosovë mirëpret dorëzimin pa probleme të qeverisjes komunale, duke përfshirë edhe 4 komunat veriore. Ky është një hap i rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen” thuhet në njoftimi.

Kujtojmë se këtë të premte në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, janë mbajtur seancat konstituive në të cilat kryetarët nga Lista Serbe e kanë marrë pushtetin nga kryetarët shqiptarë.

Po ashtu, kryetarët e rinj janë betuar në sallat e kuvendeve komunale në të cilat kanë qenë të vendosura simbolet shtetërore të Kosovës.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika