BE-ja pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

Vendet e Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër heqjes së të gjitha sanksioneve ekonomike ndaj Sirisë, me qëllim që ta ndihmojë vendin e dalë nga lufta që të rikuperohet pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje fillestare për këtë lëvizje, që mund të zbulohet zyrtarisht nga takimi i ministrave të Jashtëm në Bruksel, transmeton Telegrafi.

Ky veprim pason njoftimin e Shteteve të Bashkuara gjatë javës së kaluar se do të heqin gjithashtu të gjitha sanksionet ndaj Damaskut.

Diplomatët e BE-së i thanë AFP-së se marrëveshja duhet të parashikojë heqjen e sanksioneve që i shkëputin bankat siriane nga sistemi global dhe ngrijnë asetet e bankës qendrore.

Por diplomatët thanë se blloku kishte ndërmend të vendoste sanksione të reja individuale ndaj atyre që ishin përgjegjës për nxitjen e tensioneve etnike, pas sulmeve vdekjeprurëse që synonin pakicën alevite.

Masat e tjera që synonin regjimin e al-Asadit dhe ndalonin shitjen e armëve ose pajisjeve që mund të përdoren për të shtypur civilët, do të mbeteshin në fuqi.

Lëvizja e fundit nga BE-ja vjen pasi ndërmori një hap të parë në shkurt për pezullimin e disa sanksioneve mbi sektorët kryesorë ekonomikë sirianë.

Zyrtarët thanë se këto masa mund të rivendosen nëse udhëheqësit e rinj të Sirisë shkelin premtimet, për të respektuar të drejtat e pakicave dhe për të ecur drejt demokracisë. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika