BE-ja zotohet se do ta mbajë Putinin përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u zotua se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për vdekjen e udhëheqësit rus të opozitës, Alexei Navalny

Ilustrim

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u zotua se presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbahet përgjegjës për vdekjen e udhëheqësit rus të opozitës, Alexei Navalny.

Ai i bëri komentet pas një takimi që zhvilloi në Bruksel me të venë e tij, Yulia Navalnaya.

Vdekja e Navalnyt në një burg të Arktikut, javën e kaluar, e tronditi opozitën në mërgim të Rusisë, e cila, ashtu sikurse Perëndimi, drejtoi gishtin e fajit nga Kremlini.

“Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së, Yulia Navalnayas. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalnyt”, shkroi Borrell në platformën X.

“Siç e tha edhe Yulia, Putini nuk është Rusi. Rusia nuk është Putin. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile të Rusisë dhe mediat e pavarura”, shtoi ai.

Navalnaya iu drejtua ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, pasi u zotua se do të vazhdojë luftën e burrit të saj kundër kontrollit të vrazhdë të Putinit mbi Rusinë.

Ministrat e BE-së diskutuan opsionet për t’i shkaktuar kosto të reja Kremlinit, pas vdekjes së Navalnyt.

BE-ja ka vendosur tashmë sanksione ndaj Moskës, përfshirë Putinin, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, Borrell tha se pret që shtetet anëtare të BE-së të propozojnë sanksione të reja ndaj atyre që janë drejtpërdrejt përgjegjës për trajtimin e Navalnyt, përfshirë sistemin e burgjeve të Rusisë.

Ai, po ashtu, tha se Brukseli do ta riemërtojë listën e zezë të sanksioneve globale për të drejtat e njeriut sipas Navalnyt.

Kremlini mohoi se ka gisht në vdekjen e Navalnyt./REL

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika