BE kritikon KPK-në për dështim funksional dhe shkelje procedurale

Bashkimi Evropian(BE) i ka dërguar një letër zyrtare Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), duke shprehur shqetësime serioze për dështimin e tij për të funksionalizuar strukturat bazë organizative në mbledhjen konstituive të 20 janarit 2026.

Në letrën drejtuar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, shefi i Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, thekson se dështimi është veçanërisht zhgënjyes, pasi përbërja e re e KPK-së ishte menduar të shënonte një hap kyç në procesin e reformës.

“Këshilli u pengua të marrë mandatin e tij dhe të fillojë punën siç ishte paraparë”, thuhet në letër.

BE-ja rikujton se ka mbështetur vazhdimisht reformën e KPK-së me synimin për të reduktuar korporatizmin dhe për të forcuar përputhjen e sistemit prokurorial me parimet e sundimit të ligjit. Në këtë kontekst, Orav nënvizon se janë shprehur vazhdimisht shqetësime për vendime “proceduralisht të parregullta dhe madje të paligjshme”, të cilat po minojnë zbatimin e reformës.

Në letër thuhet gjithashtu se qasja e diskutueshme ndaj qeverisjes demokratike të KPK-së “e ka dobësuar legjitimitetin e Këshillit” dhe ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e tij.

BE-ja i bën thirrje udhëheqjes së KPK-së që të marrë masa urgjente për funksionim të rregullt, duke respektuar ligjin, transparencën dhe procedurat e drejta.

“Forma e angazhimit tonë do të varet nga kredibiliteti i Këshillit dhe përkushtimi i tij ndaj qeverisjes së ligjshme, transparente dhe të drejtë”, përfundon letra e BE-së.

 

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika