BE paralajmëron anijet: Shmangni ujërat e Jemenit

Një organ i sigurisë detare i Bashkimit Evropian ka paralajmëruar anijet që të shmangin çdo hyrje në ujërat territoriale të Jemenit, për shkak të rrezikut që rebelët Huthi të mbështetur nga Irani të rifillojnë sulmet ndaj anijeve tregtare, veçanërisht në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Ky paralajmërim vjen pasi rebelët Huthi hodhën raketa drejt Izraelit të shtunën dhe u zotuan për sulme të tjera, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Rebelët, të cilët kontrollojnë pjesën veriperëndimore të Jemenit, ende nuk kanë përdorur armën e tyre më të fuqishme – aftësinë për të ndërprerë trafikun në ngushticën Bab el-Mandeb, një nyje kyçe që lidh Detin e Kuq me rrugët globale të tregtisë.

Misioni “Forca Detare e Bashkimit Evropian – Aspides” shtoi se anijet tregtare të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose Izraelin duhet të shmangin ujërat jemene derisa “kërcënimi të mos jetë më i lartë”.

Sipas raportit të publikuar të shtunën, niveli i rrezikut konsiderohet “i lartë” për anijet e lidhura me interesa izraelite, ndërsa “mesatar” për ato që nuk kanë lidhje me Izraelin apo Shtetet e Bashkuara.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika