Bashkimi Evropian në Kosovë ka deklaruar se mirëpret ratifikimin e sotëm të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit të BE-së, kjo hap rrugën që Kosova të përfitojë 882 milionë euro në grante dhe kredi me kushte të favorshme.
Tutje thuhet se këto fonde janë të destinuara për zbatimin e reformave që synojnë avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian, njofton Dukagjini.
“Bashkimi Evropian në Kosovë mirëpret ratifikimin e sotëm nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve lidhur me Planin e Rritjes të BE-së. Kjo hap rrugën që Kosova të përfitojë 882 milionë euro në formë grantesh dhe kredish me kushte të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që avancojnë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian”, thuhet në njoftim.
Kuvendi miraton Planin e Rritjes me BE-në, priten mbi 880 milionë euro për Kosovën