Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar se mbështetja për sektorin privat do të jetë një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së tij, duke vlerësuar se pa biznese të forta nuk ka zhvillim të qëndrueshëm të shtetit.

Gjatë një vizite në Ferizaj, bashkë me kryetarin e komunës, Agim Aliu, Hamza vizitoi kompanitë RF Polissage dhe X-Plast, të cilat, sipas tij, janë shembull i bizneseve që krijojnë vende pune dhe forcojnë ekonominë vendore.

“Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat, sepse pa një sektor privat të fortë nuk ka zhvillim të shtetit. Ne do t’i mbështesim bizneset të rriten, të investojnë dhe t’i rrisin pagat për punëtorët”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka shtuar se bizneset kanë nevojë për politika të drejta dhe mbështetje konkrete, e jo për pengesa administrative dhe fiskale. Sipas Hamzës, programi i PDK-së parasheh tatim sipas fitimit real për qarkullim deri në 30 mijë euro, si dhe grante deri në 30 për qind për rritje, zhvillim dhe investime të reja.

“Bizneset kanë nevojë për mbështetje dhe politika të drejta, jo pengesa”, ka theksuar Hamza, duke ritheksuar zotimin se qeveria e ardhshme do të jetë aleate e sektorit privat.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika