Bedri Hamza: Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi ku shihet duke shtrënguar duart me Ali Ahmetin dhe Ramiz Lladrovcin.

Hamza ka shkruar në Facebook se Ramiz Lladrovci “ka qenë, është dhe mbetet PDK”.

Ai theksoi se Drenasi është tashmë komuna e shtatë ku, siç u shpreh ai, vizioni i heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të mbetet bastion fitoreje në zemrën e Kosovës.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK. Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës”.

”Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”, ka shkruar Hamza.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika