Begaj mbështet “vendimet e qeverisë rreth reciprocitetit për targat dhe dokumenteve identifikuese”

Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të rrisin “përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dhe vëllazërore”

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, më datën 15 gusht të vitit 2022, Prishtinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në të takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas ZKM-së Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetejen “për vendimet e qeverisë rreth reciprocitetit për targat dhe dokumenteve identifikuese”.

Tutje ai ka e ka përgezuar Qeverinë e Kosovës për maturinë dhe qetësinë e treguar rreth.

“Presidenti Begaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe theksoi përkrahjen për qëndrimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, që siç tha ai, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

“Ritheksova përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve tona të shkëlqyeshme dhe vëllazërore”, ka shkruar Kurti Në rrjetin e tij, social Facebook.

Tutje, ai ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e “negociatave me Bashkimin Evropian dhe ritheksoi përkushtimin dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve tona”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ceremoni të lartë shtetërore.

Vizita e presidentit të Shqipërisë, do të jetë vizita e parë zyrtare në një vend tjetër pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë.

Përveçse me presidenten Osmani, Begaj pritet që gjatë ditës të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Po ashtu, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, presidenti i Shqipërisë do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari dhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Ai, gjithashtu, do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika