Begaj nderon ambasadorin Walker: I pari që ekspozoi masakrën e Reçakut si “një krim kundër njerëzimit”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekoruar me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”, ambasadorin amerikan, William Walker

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekoruar me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”, ambasadorin amerikan, William Walker.

Sipas Begajt, ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviqit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

“Për të mos harruar krimet e së shkuarës si edhe në sfondin e agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë, për të ruajtur paqen dhe për t’u lënë një botë më të mirë fëmijëve tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë”, thuhet tutje.

Në mëngjesin e 15 janarit 1999, forcat serbe hynë në fshatin Reçak dhe bastisën shtëpitë, duke vrarë 45 civilë shqiptarë.

Diplomati amerikan, William Walker, i cili në atë kohë ishte shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, pas një dite të masakrës, kishte vizituar atë zonë dhe u bë dëshmitari i parë ndërkombëtar që raportoi për gjenocidin serb në Kosovë.

William Walker, dëshmitari i parë ndërkombëtar që i dërgoi një mesazh botës për krimet serbe në Kosovë

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika