Begaj për 25-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës: Ky institucion mban rëndësi historike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 25-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës ka thënë se ky institucion mban rëndësinë historike të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të drejtësisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në konferencë me me rastin e 25-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës





Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë pjesë në konferencë me rastin e 25-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës.

Begaj ka thënë se misioni që ka Shkolla e Magjistraturës lidhur me përgatitjen dhe formimin profesional e moral të profesionistëve të drejtësisë mban rëndësinë historike të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të drejtësisë.

Po ashtu, Begaj shton se ky institucion bart rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të mbështetur në të drejtat dhe liritë e individit dhe barazinë e tij para ligjit.

“Sepse vetëm barazia para ligjit krijon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe në harmoni sociale”, shkruan Begaj në Facebook.

Presidenti i Shqipërisë tha se “Pavarësia dhe paanshmëria në punën tuaj sot janë çelësi i pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Sipas tij, përpjekja madhore e integrimit evropian duhet të shërbejë si një nxitje për të përmbushur përgjegjësitë institucionale dhe për të rritur besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika