Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e ShBA-së për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetizolim

"Ne nuk kemi nevojë për vetizolim, ne kemi nevojë për miq, për mbështetje. Kështu që duhet patjetër që çdo rekomandim i dhënë nga aleati ynë strategjik duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjohet më së tepërmi nga politikanët e Kosovës, ata të cilët janë vendimmarrësit për këtë gjë"

Presidenti i Shqipërise, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kërkuar nga udhëheqësit në Kosovë të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara për procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar se nuk kemi nevojë për vetizolim

“Ne nuk kemi nevojë për vetizolim, kemi nevojë për miq dhe mbështetje”, ka thënë Begaj në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke shtuar se Shqipëria mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

“Për të ardhur në situatën e tanishme, Shqipëria dhe unë në fjalën time dje në OKB, mbështesim fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili është i lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri dhe aleati ynë strategjik.

Ne nuk kemi nevojë për vetizolim, ne kemi nevojë për miq, për mbështetje. Kështu që duhet patjetër që çdo rekomandim i dhënë nga aleati ynë strategjik duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjohet më së tepërmi nga politikanët e Kosovës, ata të cilët janë vendimmarrësit për këtë gjë. Do të këshilloja që, të gjithë politikanët e Kosovës, të gjithë shqiptarët, duhet të kuptojnë që ne kemi vetëm një busull, ajo busull duhet të na orientojë drejt rrugëtimit euroatlantik”, ka thënë Begaj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika