Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e darkës së organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, për pavarësinë e Shqipërisë.
Osmani, krahas fotografive të publikuara, ka thënë se atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit, njofton Dukagjini.
“Presidenti Begaj na mblodhi sonte nën flamurin kuq e zi, për pavarësinë e Shqipërisë. Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit. 28 Nëntori na kujton se çdo gur i kësaj toke është lagur me gjakun e heronjve tanë, ndaj çdo hap që hedhim sot është amaneti i tyre për më shumë integrim, afrim dhe ndërveprim.Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë kudo që jeni!”, ka shkruar Osmani.