Begaj takohet me presidentin e Azerbajxhanit, diskutojnë për energjinë dhe rajonin

Gjatë kësaj të diele, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”

Presidenti i Shqipërisë, Bjram Begaj dhe presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”, të dielën e 12 marsit.

Begaj njofton se në këtë takim bisedimet janë fokusuar te çështjet e energjisë dhe rajonit.

“Bisedimet tona u fokusuan te çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe te mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, ka shkruar presidenti Begaj.

Pamje nga takimi

Presidenti Begaj ka shprehur besimin se fryma e bashëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbejxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.

“Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”, ka shkruar tutje presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika