Sot, 4 dhjetor, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nderon kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer për atdheun gjatë 113 viteve të fundit.
Begaj theksoi rolin e Forcave të Armatosura në sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e vendit, si dhe pjesëmarrjen e tyre në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së, duke e bërë Shqipërinë një kontribuues të rëndësishëm në sigurinë kolektive.
“Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, ka shkruar Begaj.