Begaj zhvillon bisedë telefonike me Osmanin, inkurajon për vazhdimin e dialogut në mes të dyja palëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se në bisedën telefonike me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, është informuar mbi zhvillimet e fundit në veri dhe për dorëheqjet e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani





Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten Osmani.

“Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre”, ka shkruar Begaj.

Mes tjerash, presidenti shqiptar ka inkurajuar presidenten Osmani për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, “duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO”.

Tutje, presidenti Begaj ka theksuar se mbetet madhor interesi i integrimit euroatlantik i Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika